Fjalë Kyçe

Kjo është agjenda për nesër për varrimin e policit Izet Demaj

Kjo është agjenda për nesër për varrimin e policit Izet Demaj

Nesër varroset polici Izet Demaj i vrarë në krye të detyrës gjatë ditës së djeshme në Istog.

Polici Demaj u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me plaçkitësin i cili kishte hyrë në një bankë në Istog, shkruan GazetaAlo.

Agjenda e ceremonisë komemorative për  zyrtarin policor Izet DEMAJ, e cila mbahet nën patronatin e Policisë së Kosovës, nesër, më 29.12.2018, Istog-Koshare.

Agjenda:

Ora 11:00 – nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut për në varrezat e dëshmorëve në Koshare,

Ora 13:30 – arritja e arkivolit në Koshare,

Ora 13:30 -14:00 – homazhe,

Ora 14:00 -14:30 – fjalimet,

Ora 14:30 – ceremonia e varrimit.