Në publik është diskutuar shumë rreth shkollimi të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.
Haradinj në emisionin N’ Konak ka folur për shkollim e tij.
Mësuesi i tij i parë ishte Miftar Çeku, i cili sipas tij ishe një mësues i mirë mirëpo edhe i ashpër.
Ndërsa shkollën e mesme ai thotë që e ka të përfunduar në tri objekte të ndryshme.
Shkolla në fshatin Isniq, ajo në Deçan dhe në Gjakovë ishin objektet në të cilat Ramush Haradinaj ka kaluar për të kryer shkollën e mesme.
“E kam kryer shkollën e mesme. E kam kryer dy vitet në “Vëllezërit Frashëri” këtu në paralelet e ndame në Isniqi, e kam vazhdu në Deçan. Dikun në semestrin e dytë jam transferu në Gjakovë në “Hysni Zajm” drejtimi i fizikës. Kujdestar e kam pas Nustret Ferizin. Pra e kam kry”, ka thënë Haradinaj.