Ky është fiksimi i radhës i Majk.
Majk ashtu si shumë të tjerë është i dhënë shumë pas veturave, e së fundi ai ia ka vënë syrin një ‘bishe’.
Reperi ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi, në të cilën shfaq veturën blu të markës McLaren.
“A duhet ta blej këtë?”, ka pyetur Majk ndjekësit në Instagram, por më vonë ai e fshiu këtë foto.
Përndryshe, projekti i fundit nga Majk është “Çikita”, këngë kjo që po pritet mirë në publik.