Fjalë Kyçe

Kjo është bukuroshja që zëvendëson Kejvinën në ekranet shqiptare

Kjo është bukuroshja që zëvendëson Kejvinën në ekranet shqiptare

Jemi mësuar që në emisionin Ermal Mamaqit t’i shohim bukuroshet që e shoqërojnë nikoqirin në raste të pyetjeve interesante që ua drejtojnë mysafirëve.

Në të kaluarën, pjesë e këtij emisioni kanë qenë bukuroshe, si Rashel Kolaneci dhe Kejvina Kthella, ndërsa këtë të fundit e ka zëvendësuar Belinda Dragoti.

“Ju prezantojmë Belinda Dragotin. Velina e re e Xing me Ermalin. Hë, ju pëlqen?”, ka shkruar Ermali pranë një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Belinda ka arritur të përzgjidhet pas audicioneve për zgjedhjen e bukuroshes, ku janë paraqitur qindra konkurrente.

Në ndërkohë, bëhet e ditur se ajo është nga Elbasani, është 18 vjeçare dhe studion për dizajn.

Më herët, Belinda ka konkurruar në shumë spektakle bukurie, në mesin e të cilëve edhe në ‘Miss Universe’.

Kujtojmë që Kejvina u tërhoq nga emisioni ‘Xing me Ermalin’ për të ndjekur një karrierë në Milano të Italisë.