Fjalë Kyçe

Kjo është çështja më e vështirë për Serbinë sipas Aleksander Vuçiq

Kosova është problem më i madh për Serbinë, është kjo cështja që më në fund e ka pranuar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai cështjen e Kosovës e ka krahasuar si me një duel boksi ku ata gjenden me duar të lidhura.

Ai ka theksuar se Serbia gjendet në një betejë të vështirë duke e krahasuar me një duel të boksit, ku ata gjenden me duar të lidhura.

“Është periudhë e vështirë, sidomos sa i përket Kosovës”, deklaroi Vuçiq në intervistë me edicionin festiv të “Espreso.rs”, transmeton lajmi.net.

“Kur trashëgoni shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008, e para kësaj, kur trashëgoni vendimin për tërheqje nga Kombet e Bashkuara dhe kalim në BE, kur trashëgoni edhe probleme tjera, atëherë duart i keni të lidhura”, shtoi ai.

“Duhet të mbeteni në ring, dhe atë jo vetëm tre minuta por 12 raunde nga tre minuta”, theksoi Vuçiq.