Fjalë Kyçe

Kjo është deklarata bombastike nga Marcelo

Kjo është deklarata bombastike nga Marcelo

Marcelo është prnoncuar për media menjëher pas fitores së Realit ndaj Bilbaos me rezultatin 3-0.

Mbrojtësi brazilian ka komentuar në tërësi këtë sezon të madrilenëve, duke thënë se është e vështirë të motivohesh në ndeshje të ligës, kur nuk lufton më për asnjë trofe.

“Është e komplikuar që në fund të sezonit, kur nuk luan për asgjë të motivohesh për të realizuar ndeshje të mirë dhe të fitosh. Ne e gjetëm motivimin pasi erdhëm përballë publikut tonë dhe mendoj se luajtëm mirë, veçanërisht në pjesën e dytë, që nuk ishte edhe aq e vështirë për ne”, tha ai.

“Nuk është një çështje nëse ka mbaruar ose jo sezoni. Ne duhet të punojmë gjithmonë fort kur veshim këtë fanellë. E dimë të gjithë se ka qenë një sezon i vështirë. Jemi vërtetë shumë të dëmtuar për shkak të asaj që ndodhi këtë sezon, por duhet të shohim përpara”, përfundoi Marcelo.