Kosova ka arritur që të fitojë përballë Bullgarisë në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Në ndeshjen e vlefshme për grupin A e cila u zhvillua në stadiumiN “Vasil Levski”, “Dardanët” fituan me rezultat 3:2 përballë Bullgarisë.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe trajneri i Kosovës, Bernard Challandes i cili tha se “Dardanët” e merituan fitoren sonte.
“Ne luajmë futboll. Mendoj se sot e merituam fitoren”, ka deklaruar Bernard Challandes pas ndeshjes për Supersport Kosova.
“Ne gjithmonë duhet të ëndërrojmë në jetë. Sot e kemi treguar një lojë të mirë. Kemi krijuar shumë raste dhe e merituam fitoren”, shtoi Challandes.
“Jam shumë i lumtur me këtë fitore, jam i lumtur me lojtarët, nuk u dorëzuan asnjëherë, kanë punuar shumë si në mbrojtje edhe në sulm. Ata kanë provuar që të shënojnë në shumë aksione nga krahët nga qendra dhe unë mendoj se ata e kanë merituar këtë fitore. Kjo fitore është shumë e madhe është fitorja e parë ne këto kualifikim.”, tha ai.