Fjalë Kyçe

Kjo është deklarata e policit nga Drenasi para gjykatës

Kjo është deklarata e policit nga Drenasi para gjykatës

Polici i dyshuar për tri veprave penale, V.V., të cilit iu caktua masa e paraburgimit një ditë më parë, nuk e ka pranuar fajësinë para gjykatës dhe as prokurorisë.

Në vendimin, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, ka mohuar pretendimet e prokurorisë. Ka thënë se në vitin 2017 nuk është marrë me rastin e vajzës në Drenas, e cila në kohën e denoncimit ishte e mitur.

“Nuk e kam trajtuar rastin, nuk kam dhënë kurrfarë kontributi për sa i përket rastit dhe natyra e rastit ka qenë që të trajtohet nga një zyrtar policor femër. Fakti që prokurori e përmend se kam shkuar të shkolla, e kam marrë numrin e telefonit, jam takuar me të dhe i kam bërë presion, nuk qëndron. Njoftimin e parë, që jam njoftuar me atë vajzë ka qenë fusha e futbollit në Poklek të ri, në fund të majit apo fillimi i qershorit, nuk e di saktësisht. Unë nuk i pranoj këto akuza, që i ka bërë prokurori dhe nuk qëndroi prapa tyre. Ju lutem që të ma caktoni një masë të butë. Unë as nuk do të ikë, as nuk do të ndikojë dhe do të përgjigjem sa herë që kërkohet nga unë”, ka deklaruar i dyshuari para gjykatës.