Edhe sot me rastin e Shën Valentinit, Granit Xhaka e ka treguar anën tjetër të tij prej një mashkulli tejet romantik.
Bashkëshortja e Granit Xhakës ka bërë të ditur nëpërmjet disa postimeve se Graniti i ka blerë një buqetë të madhe me lule për ditën e të dashuruarve, shkruan lajmi.net.
Kjo befasi duket se i ka pëlqyer shumë pasi edhe i ka publikuar disa foto radhazi në llogarinë e saj në Instagram.
“Ato janë shumë më të mëdha se unë”, ka shkruar Leonita pranë njërës foto ndërsa tek tjetra i ka thënë disa fjalë zemre për Granitin.
Kjo është arsyeja pse unë të dua Granit Xhaka. Pas 4 viteve të bukura trëndafilat të mi të PARË nga dashuria ime 🌹 dhe arsyeja përse e bën të duket këtë të veçantë është sepse ai është kaq i veçantë. Faleminderit që jeni burri më i mirë për mua dhe të falënderoj për dashurinë tënde dhe po ashtu të falënderoj që gjithmonë më bën të qesh dhe të lumtur. TE DUA ❤”, ishin fjalët e Leonitës pranë postimit.