Si shumë të tjerë, edhe këngëtari, Sabri Fejzullahu ka surprizuar bashkëshorten për ditën e të dashuruarve.
Këngëtari shqiptar, Sabri Fejzullahu për nder të Shën Valentinit i dhuroi një buqetë të madhe trëndafilash gruas së tij, Nerës, shkruan lajmi.net.
Këtë e bëri të ditur vetë bashkëshortja e Sabriut, e cila e falënderoi atë publikisht në llogarinë e saj, Instagram.
“Shuuuuuuuime te dua dashni”, ka shkruar Nera bashkangjitur fotos.
Sabriu dhe Nera janë një nga çiftet më të dashura për publikun, shembull për të gjithë të tjerët.