Fjalë Kyçe

Kjo është diferenca e votave mes VV-së dhe LDK-së nga rezultatet e fundit

Kjo është diferenca e votave mes VV-së dhe LDK-së nga rezultatet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sapo ka publikuar të dhënat e fundit të numërimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sapo ka përditësuar të dhënat e fundit në ueb faqen zyrtare.

Sipas këtyre  të dhënave, shihet se akoma është garë e ngushtë në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Momentalisht Lëvizja Vetëvendosje ka 200 mijë e 454 vota apo 25.55 për qind.

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka 195 mijë e 96 vota apo 24.87 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 5 mijë e 358 vota më shumë se LDK-ja.

Theksojmë se akoma nuk janë numëruar votat me kusht, me postë dhe  votat e personave me aftësi të kufizuara.