Fjalë Kyçe

Kjo është e mira që s’ka fund për Arianen

Kjo është e mira që s’ka fund për Arianen

Të jesh grua e këngëtarit e të mos biesh në sytë e mediave dhe publikut është diçka e pamundur.

Por, ka disa prej atyre femrave që vet e kanë preferuar një jetë të tillë që nga fillimi i lidhjes e gjerë pas martesës së tyre, shkruan Kosovarja.

Ariana Fejzullahu është ndër ata emra që u mediatizua shumë shpejt duke u njohur si nusja e vetme e familjes Fejzullahu.

Ndryshe prej ditëve tjera kur Ariana shfaq për ditë luksin që bën, ajo sot ka sjellë një imazh të nënës mbi të cilin ka shkruar edhe disa fjalë shumë domethënesë për të vetmen e saj.

Me rastin e ditëlindjes ajo e uron me një fjalë të vetme “E mira që s’ka fund quhet nanë’, Urime ditëlindjen princeshë, shkruan Ariana për nënën e saj që duket një zonjë e re dhe mjaft elegante.

Natyrisht që në raste të tilla edhe fjalët janë të varfra për të uruar e shprehur dashurinë, karshi një qenie perfekte siç janë nënat.