Fjalë Kyçe

Kjo është gjendja shëndetësore e gruas që u godit nga kamioni në Fushë Kosovë

Një grua u godit nga kamion mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Fushë Kosovë.

77 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetë, vetëm dorën e ka të thyer, njofton Klan Kosova.

Ekipet policore janë duke hetuar rastin rreth shkaqeve të aksidentit.