Fjalë Kyçe

Kjo është gjendja e mjerueshme e tualeteve të Pallatit të Rinisë në Prishtinë

Kjo është gjendja e mjerueshme e tualeteve të Pallatit të Rinisë në Prishtinë

Tualetet publike brenda Pallatit të Rinisë, përballë palestrës së sporteve, kanë mbetur në këtë gjendje.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Pallatit, Ilir Dugolli, fajtor kryesor për këtë, është djegia e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në vitin 2000.

Ai, për KTV-në, deklaroi se zjarri që ka djegur një pjesë të pallatit para rreth 20 vjetësh, ka bërë që rrjeti i armaturave të dëmtohet, rrjedhimisht edhe sipërfaqja e betonit në një pjesë.

Sipas Dugollit, këto tualete nuk janë funksionale dhe përdorimi i tyre bart rreziqe për të gjithë ata që tentojnë shfrytëzimin e tyre.

Drejtori i pallatit tha se kjo gjendje e tualeteve e dëmton reputacionin e këtij objekti duke pasur parasysh edhe aktivitetet që zhvillohen brenda tij.

Ai foli për mundësitë e partneritetit që drejtoria është duke i shqyrtuar me operatorët e tjerë, apo edhe me vetë punëtorët e pallatit për rikonstruktimin e njërës pjesë.

Derisa për pjesën e djegur, drejtori i Pallatit tha se furnizimi me mjete për rikonstruktimin e saj është në fazën përfundimtare të tenderimit.

Dugolli kërkoi nga qytetarët që të mos i dëmtojnë hapësirat brenda apo edhe jashtë Pallatit duke iu bërë thirrje që të kenë kujdes gjatë shfrytëzimit të tyre.