Fjalë Kyçe

Tetë prej të lënduarve nga aksidenti po trajtohen në spitalin e Gjilanit, kjo është gjendja e tyre

Tetë prej të lënduarve nga aksidenti po trajtohen në spitalin e Gjilanit, kjo është gjendja e tyre

Gjatë ditës së sotme një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Gjilan, me ç’rast një person ka humbur jetën.

Sot mas orës 13:00 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në qytetin e Gjilanit ku një kamion ka goditur dhjetëra vetura dhe një traktor, raporton lajmi.net.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka ndërruar jetë ndërkaq mbi 20 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Tre prej të lënduarve janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.

Nistret Hajrullahu, drejtor i Spitalit të Gjilanit, ka bërë të ditur për lajmi.net, se aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar tetë të lënduar dhe se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Hajrrulahut të lënduarit e tjerë pas trajtimit mjekësorë janë liruar për në shtëpi.

“ Tetë janë të trajtuar në reparte dhe gjendja e tyre është stabile dhe nuk janë në rrezik për jetë, mjekët janë duke e përcjellë gjendjen e tyre shëndetësore. Përveç tre të lënduarve që janë dërguar në Prishtinë, të gjithë të tjerët pas marrjes së trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, ka treguar Hajrullahu për lajmi.net.

Ndryshe Policia e Kosovës ka arrestuar ngasësin e kamionit dhe personin përcjellës që ishte në kamion dhe me urdhër të prokurorisë, të njëjtit janë në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë, deri të aksidenti ka ardhur si pasojë e problemeve teknike që kishte kamioni.