Qyteti i Prishtinës është mbushur plot me gropa.
Ka disa javë që pushteti lokal i Prishtinës ka kontraktuar një kompani për sanimin e gropave. Por, kompania po punon shumë ngadalë, ngase qyteti edhe me tej është i mbushur plotë me gropa.
Një gropë të rrezikshme e kanë raportuar edhe banorët e lagjes “Mati 1”, shkruan lajmi.net.
Ata kanë thënë se kjo gropë është hapur që nga viti i kaluar.
Po ashtu edhe lëvizja në njërën korsi është pamundësuar.
“Ju lutem që ta mbyllni këtë gropë sepse praqet rrezik të lartë për makina të cilat posa dalin nga rrethi takohen me këtë gropë e cila gjatë shiut mbushet dhe nuk vërehet. Pastaj të gjithë gurët që janë aty dalin përgjatë tërë rrugës duke shkaktuar dëmtime në makina dhe njerëz. Kjo gropë është e hapur prej vitit të kaluar”, thuhet në ankesën e një banori të asaj zone ku ndodhet gropa.
Thirrja e tij për Komunën e Prishtinës është bërë nëpërmjet platformës elektronike ‘ndreqe.com’, me ç’rast ka publikuar edhe dy fotografi të gjendjes ekzistuese.