Fjalë Kyçe

Kjo është gruaja që dyshohet se u vra nga burri dhe u varros tek Ibri, FSK-ja po e kërkon trupin

Kjo është gruaja që dyshohet se u vra nga burri dhe u varros tek Ibri, FSK-ja po e kërkon trupin

Mirjeta Zeka-Shabani nga Mitrovica, e cila ka jetuar në Gjermani prej disa vitesh, është zhdukur që një vit e shtatë muaj.

Mirjeta, besohet se është zhdukur nga data 31 mars e vitit 2019 kur edhe ishte dita e fundit e qëndrimit të saj në Kosovë dhe ajo kishte planifikuar të kthehej sërish në Gjermani ku jetonte me bashkëshortin.

Edhe vëllezërit e saj e kishin parë për herë të fundit në natën e 31 marsit. Por, ata e morën vesh se motra e tyre ishte e zhdukur vetëm dy muaj më vonë kur më 4 qershor u telefonuan nga bashkëshorti i saj, Nehat Shabani.

Vëllezërit e saj dyshuan fillimisht se motra e tyre nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

Vetëm gjatë këtij muaji, vëllezërit e Mirjetës kanë marrë një informacion se trupi i saj mund të jetë varrosur afër lumit Ibër ku edhe tashmë kanë nisur kërkimet.

Ishte “Jepi zë” e para që raportoi për nisjen e kërkimeve për trupin e Mirjetës.

Kërkimet po zhvillohen në disa lokacione rreth shtratit të lumit Ibër.