Kyliaj ka folur për “Real Madrid TV” pas suksesit të skuadrës së tij ndaj Leganes, ku ai shënoi golin e avantazhit.
Sulmuesi bëri të ditur se ishte i lumtur për fitoren, pasi shkurtonte diferencën ndaj Barcelonës së vendit të parë.
Fitoren, gjithmonë, ne vijmë për të fituar, e dinim rëndësinë e ndeshjes, duhej të fitonim pas barazimit të Barcelonës. E nisëm mirë, me ritëm, e kishim topin, luajtëm mirë, me një apo dy prekje. Ishim në fushën e Leganes dhe shënuam golin e parë. Pastaj ishim mirë, mundëm të shënonim edhe dy gola të tjerë.
Si e keni parë veten?
Ishte një lojë e mirë, e nisa mirë, po filloj të futem në ritëm. Kam luajtur në një pozicion ndryshe nga ndeshjet e tjera. Mund të luaj në të gjitha pozicionet, mund të luaj në një tjetër ndeshjen tjetër. jam gati. Kjo është historia e karrierës sime, duke luajtur në të djathtë, në qendër, në të majtë… Dua të luaj mirë dhe të shënoj shumë gola.
Si kanë qenë këto dy javë në Valdebebas?
Shumë mirë, është shumë mirë për mua, edhe stërvitja me djemtë e Kastijas, nuk i kam njohur dhe kanë shumë cilësi. Jam mirë fizikisht, gati për të ndihmuar ekipin.
Tjetër gol për partneritetin Vini-Mbape…
Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Vinin, ai është një lojtar i madh, si të gjithë. Më të mirët janë këtu dhe ne jemi gati të fitojmë shumë ndeshje dhe tituj, përcjell PanoramaSport.
Valverde, kapiten dhe supergol…
Një lojtar shumë i rëndësishëm, njerëzit nuk flasin shumë për të, por ai është i rëndësishëm. Ai ka fituar shumë këtu dhe shpresoj të fitojë shumë më tepër. Shpresoj të vazhdojë kështu, , ai është një lojtar i madh.
Dhe tani, Liga e Kampionëve…
Mendjen te Liverpuli tani.