Fjalë Kyçe

Kjo është kërkesa e Ahmetit për dy partitë që nuk po përkrahin platformën për dialogun

Kjo është kërkesa e Ahmetit për dy partitë që nuk po përkrahin platformën për dialogun

Dy udhëheqësit e Ekipit Negociator mes Kosovës dhe Serbisë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, kanë konfirmuar para pak çastesh se platforma përfundimtare për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është votuar dhe se javën tjetër do t’iu dërgohet për diskutim Kuvendit të Kosovës.

I pyetur nga gazetarët lidhur me mundësin e votimit të kësaj platforme nga Kuvendi i Kosovës, Shpend Ahmeti ka shprehur habinë e tij për qëndrimet e Vetëvendosjes dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ahmeti ka thënë se është interesante se si LDK dhe VV po deklarohen kundër platëformës pa e lexuar ende.

“Është interesante se si dikush thotë nuk do ta votojë pa e lexuar hiç. Më duket që para kësaj mbledhje komentova deklaratën e kryetarit të LDK-së që thoshte se çfarë nuk dialogohet. Po them se çfarë ka kërkuar ai është pak në krahasim me atë çfarë përmban kjo platformë”.

“ Unë i kam dëgjuar të gjitha deklaratat e LDK-së dhe VV-së. Por po ju bëjë kërkesë që fillimisht ta lexojnë e më pas të vendosin nëse do ta votojnë apo jo”, ka deklaruar Ahmeti.

“Në politikë duhesh me e lexuar pastaj nëse është e mirë e voton, nëse është e mirë deri diku, jep sugjerime, apo nëse është e keqe nuk e voton fare. Por po them është interesante se si thuhet se nuk do ta votojmë pa e lexuar fare platformën”, ka përfunduar Ahmeti.