Fjalë Kyçe

Kjo është kërkesa e Edi Ramës për opozitën

Kjo është kërkesa e Edi Ramës për opozitën

Disa orë pas dorëzimit të mandateve nga opozita, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh i gatshëm për dialog, ndonëse nënvizoi se nuk vinte në tryezë mandatin e tij.

“Jemi dhe do të jemi gati të dialogojmë për gjithçka që i shërben forcimit të demokracisë në vend. Ama, një ndër shumëçkatë që mund të diskutohen nuk është as retorika e dhunshme, as imponimi me dhunë i ndryshimit me dhunë i ndryshimit të raporteve politike të vendosura nga populli me votë dhe padyshim as ndërprerja e një mandati legjitim qeverisës përmes një kamikazërie politike”, deklaroi kryeministri.

Rama theksoi se ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve që e kanë votuar, si dhe përgjegjësinë për të vazhduar qeverisjen: “Jeta parlamentare e atyre që sot lanë mandatet mesa duket mbaroi për këtë legjislaturë, por jeta politike vazhdon, ashtu sikundër kjo shumicë qeverisëse do të vazhdojë punët për Shqipërinë jo sikur nuk ka ndodhur asgjë, por edhe sepse kjo që ndodhi na ngarkon me një përgjegjësi më të madhe në udhëheqjen me largpamësi dhe maturi të vendit dhe në shërbimin me përulësi dhe urtësi ndaj njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, pa asnjë dallim”.

Dy, sipas Ramës, janë arsyet kryesore që çuan opozitën në këtë akt ekstrem. E para ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme: “Ata e dinë se humbjen e zgjedhjeve vendore e kanë të pashmangshme sepse e dinë që nuk kanë shumicë në popull. Sovrani nuk është ai që del në rrugë, por ai që gjykon në zgjedhje”, raporton Tch.

Ndërsa tjetra lidhet me reformën në drejtësi: “ Drejtësia e re do të ndajë qartë akuzën nga krimi”.

Akuzave për shitblerje të votës, këtë herë Rama iu përgjigj me emra të përveçëm: “Monika do të ishte e para që do të shkonte në Ferr për mëkatin e shitblerjes së votave”.

Lulzim Bashën e ironizoi, duke u kujtuar demokratëve qëndrimet e kryetarit të tyre në fushatën e fundit zgjedhore: “U betohej demokratëve se do t’i çlironte nga skllavëria e shpk-së së Monikës”.