Fjalë Kyçe

Kjo është kërkesa e Hahn për Kosovën

Kjo është kërkesa e Hahn për Kosovën

Johanes Hahn ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun.

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerim, Johanes Hahn ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun.

Në fjalimin e tij në kuadër të prezantimit të Raportit të Progresit për Zgjerimin, ai ka përsëritur thirrjen që Kosova ta heq taksën ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, përcjell lajmi.net.

”Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, këto dy vende duhet të vazhdojnë negociatat”, tha Hahn.

”Kosova duhet të heqë tarifat për Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Tarifat për Serbinë dhe Bosnjën, duhet të hiqen”, shtoi ai.

”Kosova duhet të bazohet në marrëveshjen e MSA-së”, u shpreh Hahn.