Fjalë Kyçe

Kjo është kërkesa e prokurorit Hoxha për politikanët kosovarë dhe serbë rreth rastit të Ivanoviqit

Prokurori Sylë Hoxha ka ftuar të gjithë politikanët nga Kosova dhe Serbia që nëse kanë njohuri rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit, të paraqiten në Prokurori.

Ai këtë ftesë e ka bërë në një deklarim për Insajderin serb, duke thënë se është në interes shtetëror që të gjenden personat përgjegjës për kryerjen e vrasjes, transmeton Klan Kosova.

Ky deklarim vjen pasi politikanët nga Prishtina dhe Beogradi kanë akuzuar njëri tjetrin për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviqit.

Kujtojmë se me 16 janar të vitit të kaluar, Oliver Ivanoviq u vra në rrethana të paqarta.