Fjalë Kyçe

Kjo është këshilla që ia dha Shkurte Fejza, Gresës që është në prag të martesës

Kjo është këshilla që ia dha Shkurte Fejza, Gresës që është në prag të martesës

Shkurte Fejza ka një këshillë për vajzën e saj Gresën e cila është në prag të martesës.

Këngëtarja Gresa Behluli para disa ditësh ka bërë të ditur nëpërmjet një Instastory se në mars të këtij viti do të martohet, shkruan lajmi.net.

E gjatë një interviste për Prive, Shkurte Fejza i ka dhënë vajzës së saj një këshillë para se ajo të bëhet nuse.

“Të uroj nga zemra të gjitha të mirat e kësaj bote e dashtë Zoti që çdo gjë e bukur që është në këtë jetë të takon ty. Ka një këshillë që mund ta them dhe uroj që ti ta bartësh me vete kudo që shkon. Çdo gjë që bën bëje me dorë në zemër, respektoje vjehrrën sepse me respekt e mirënjohje e lartëson veten”, i ka thënë e ëma Gresës.

Kujtojmë se së fundmi, Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli kanë përpunuar disa këngë të vjetra me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe një prej tyre ua sjellim në vazhdim.