Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka lidhje mjaftë të afërta me biznesmenin që sot u arrestua nga Policia e Kosovës për fajde, Ismet Osmanin i njohur si Curri. Ai dyshohet se ka qenë lideri i grupit.
Një aksion i Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme ka rezultuar të jetë i suksesshëm, për arrestimin e grupacionit kriminal të fajdeve. Lideri i këtij grupi dyshohet se është kushëriri i Vjosa Osamnit.
Deputetja e LDK-së dhe “Curri” që vinë nga qyteti i Mitrovicës janë kushëri mes tyre. Ata i takojnë të njëjtës familje të gjerë, shkruan Insajderi.
Por për këtë lidhje deputetja e LDK-së, Vjosa Osmanit nuk ka komentuar asnjëherë afërsinë me mafiozin e njohur që sot u arrestua nga Policia e Kosovës.
Vjosa Osmani që me profesion është juriste në Kuvendin e Kosovës si deputete është që tri mandate. Po ashtu Osmani është edhe profesorësh në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtinë”. Ajo për gjatë kësaj periudhe është përfshirë në debate të shumtua – kryesisht me PDK-në.
Së fundmi ajo i ishte bashkuar edhe protestave të Vetëvendosjes, duke qenë pjesë e LDK-së.
Ismet Osmani – Curri që u arrestua në mëngjesin e sotëm, njihet si njëri ndër njerëzit më të mistershëm të botë së biznesit. Ai njihet edhe jashtë Kosovës, në Çeki.
Ai është nga Mitrovica dhe është themelues i kompanisë “Dafina” në Brno të Çekis, qytetin e dytë më të madh në Republikën Çeke, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Vjenës.
Për mafiozin e famshëm kosovar kishin shkruar edhe mediat botërore. Njëri nga rrjetet më prestigjioze botërorë për gazetari hulumtues, OCCRP-ja në vitin 2015 kishte publikuar një hetim të gjatë e të detajuar me titullin “Ngritja e krimit të organizuar nga Ballkani në Pragë”, e ku një nga personazhet kryesore negative është vetë Ismet Osman- Curri, shkruan Gazeta Insajderi.
“Së paku gjashtë figura të rëndësishme kriminale të Ballkanit dhe grupet e tyre operojnë në Republikën Çeke, veçanërisht në Pragë. Këtu përfshihen grupi i Darko Shariç, Andrija Drashkoviç, Milan Narançiç, familja e Qazim Osmanit, grupi i Borislav Plavshiqit dhe klani i Ismet Osmanit”, thuhej në këtë hulumtim.
Për një periudhë të gjatë kohore, kompania e tij ishte në gjumë, derisa ai u rikthye në gusht 2014, ku Osmani ia shiti pjesën më të madhe të saj, Nikola Kuzhninit.
Të dy, Osmani dhe Kuzhnini jetojnë në një shtëpi luksoze në Brno. Ata e ndajnë këtë adresë me Pjeter Nikollaj , i cili ishte nënkryetar i bordit drejtues të “Paradise Casino Admiral” – një rrjet prej 20 kazinosh që i përkasin grupit Novomatic me bazë austriake”, konstaton OCCRP-ja nën titullin “Mafiozi shqiptar” kur e përshkruan “Currin”.
InDoks para shtatë muajve kishte publikuar dokumentarin “Beteja mafioze” ku tregonte për biznesin e Ismet Osmanit – Currit.
Arrestimin e sotëm të tij e ka konfirmaur për Gazetën Insajderi, Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka thënë se është duku u zhvilluar një aksion të gjerë që lidhet me Ismet Osmanin – Currin.
Qalaj ka thënë se ky operacion i Policisë është konfirmuar shumë moti. Edhe avokati i “Currit”, Alban Arifi e ka konfirmuar shoqërimin në Polici të klientit të tij.
“Jam duke pritur për intervistim. Ende nuk e di se për çka bëhet fjalë”, ka thënë ai për Insajderin.
“Curri” është pronar i disa bastoreve dhe kazinove tashmë të mbyllura në Kosovë.