Fjalë Kyçe

Kjo është lista që Memli Krasniqi e propozoi për kryesinë e re të PDK-së

Kjo është lista që Memli Krasniqi e propozoi për kryesinë e re të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur Këshillin Drejtues për formimin e strukturave udhëheqëse të partisë, pas zgjedhjeve të brendshme.

KosovaPress ka siguruar emrat për përbërjen e udhëheqjes së re të PDK-së që i ka propozuar Këshillit Drejtues kryetari Memli Krasniqi.

Në bazë të kësaj liste, PDK-ja do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitakun, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja.

Sekretar i Përgjithshëm pritet të jetë Bajrush Xhemajli, ndërsa risi pritet të ketë te kryesia, ku ndër emrat e rinj janë Bernard Nikaj, Donika Shahini, Adri Nurllerari dhe Rashit Qalaj.

Ndërkaq, anëtarë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi-Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj dhe Donjet Bislimi.

Mbledhja e Këshillit Drejtues po vazhdon, ndërsa pas përfundimit kryetari Memli Krasniqi pritet të mbajë konferencë për medie./KP