Fjalë Kyçe

Kjo është llogaria bankare ku mund të dërgohen paratë për Fondin e Sigurisë së FSK-së

Kjo është llogaria bankare ku mund të dërgohen paratë për Fondin e Sigurisë së FSK-së

Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë të ditur se është hapur llogaria për pranimin e parave që do të dedikohen për Fondin e Sigurisë së FSK-së.

Sipas Ministrisë së Financave, ky link do të jetë funksionuar duke filluar nga sot.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.🛡 🪖”, thuhet në njoftim.

Poashtu është theksuar se përmes këtij fondi mundësohet pranimi i donacioneve edhe nga mërgata.

Ndryshe pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dje për krijimin e një fondi të tillë, shumë qytetarë janë shprehur pro ofrimit të ndihmës për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Qytetarë të shumtë biznesmenë, politikanë, artistë e të sferave të ndryshme veçse publikisht kanë deklaruar shifrat e parave që parashohin t’i shtojnë në këtë fond.

Krijimi i këtij fondit erdhi pas situatës së krijuar në Ukrainë nga agresioni rus, e shqetësimeve të njëpasnjëshme të shprehura thuajse në të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjerë.

Postimi i plotë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.🛡 🪖

Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.

💰 📈

Llogaria do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022, dhe transferet mund të realizohen sipas detajeve në vijim: