Fjalë Kyçe

Kjo është modelja e parë që vesh burkini në vend të bikinit

Kjo është modelja e parë që vesh burkini në vend të bikinit

Halima Aden ka bërë historinë duke veshur burkini për “Sports Illustrated”.

E lindur në një kamp refugjatësh kenian, modelja muslimane somaleze-amerikane, u kthye në vendin e saj të lindjes për një fotografi historike, shkruan The Guardian.

Modelja somaleze-amerikane, Halima Aden është bërë modelja e parë muslimane që shfaqet në revistën “Sports Illustrated” veshur me një hixhab dhe bukrkini.

Ajo u shfaq në edicionin e muajit maj të rroba-banjove, e veshur me një burkini me ngjyra të ndryshme.
Modelja tha për BBC “Vajzat e reja që mbajnë hixhabin duhet të kenë gra që kërohen në çdo industri”.

“Unë jam shumë e nderuar që Sports Illustrated ka ndërmarrë hapin për të shfaqur bukurinë që zotërojnë me modesti gratë e veshura”, shtoi ajo.