Mesfushori nga Kosova, Valdet Rama ka firmosur kontratën me skuadrën e Kategorisë Superiore të Shqipërisë, Kukësin.
“Panorama Sport” mëson se ai ka firmosur një kontratë 6 mujore me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Mësohet se do të përfitojë 9 mijë euro në muaj, pa përfshirë këtu bonuset për gola dhe objektivat e klubit, transmeton Gazeta Olle.
Ky është afrimi më i kushtueshëm në gjithë historinë e klubit verilindor, për sa i përket pagës mujore.
Pas javës së 19-të në kampionatin shqiptar, Kukësi gjendet në pozitën e dytë me 35 pikë, pesë më pak se Partizani që kryeson renditjen.