Fjalë Kyçe

Kjo është porosia e Krasniqit për LDK-në dhe Isa Mustafën

Kjo është porosia e Krasniqit për LDK-në dhe Isa Mustafën

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se LDK dhe kreu i saj Isa Mustafa, janë bërë për keqardhje me veprimet e tyre qysh nga mandati i tij si kryeministër.

Pas akuzave të Isa Mustafës se Kadri Veseli është përgjegjës për grevat, në një prononcim për klankosova.tv, deputeti Memli Krasniqi ka thënë se ishte vet Isa Mustafa ai që në mandatin e tij si kryeministër, nuk qe në gjendje t’iu rriste pagat askujt e lëre më mësimdhënësve të paktën për 5%.

“Njeriu që në mandatin e tij s’ka qenë në gjendje t’ua rritë pagat askujt, e as mësimdhënësve, bile as për 5% së paku do të duhej të heshte kur ky koalicion ua rritë pagat për 20%, me zotimin që do të arrij deri në 30% në fund të mandatit.

Por, LDK dhe Isa Mustafa kanë rënë në fund të pusit dhe janë bërë aq për keqardhje, sa nuk ia vlen fare të komentohet deklaratat e tyre haulucinative” është shprehur Krasniqi.