Fjalë Kyçe

Kjo është shtëpia luksoze e shqiptares Leme Xhemës që hyri në koalicion me Vuçiqin?

Kjo është shtëpia luksoze e shqiptares Leme Xhemës që hyri në koalicion me Vuçiqin?

Shqiptarët në komunën e Medvegjës, nuk është që s’kanë pasur përfaqësues në institucione shtetërore.

Ata jo vetëm në kuvendin komunal por edhe në administratë kanë pasur përfaqësues. E njohura ndër ta është ishte ish-nënkryetjarja Leme Xhema, e njohur në Kosovë për aferat e saja korruptive.

Në vitin 2008, asokohe drejtoresha e Postës dhe Telekomit të Kosovës, Leme Xhema, ishte dënuar me tre vjet heqje lirie për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe lidhje të kontratave të dëmshme.

Ajo ishte arratisur dhe për tre vjet, institucionet e Kosovës nuk dinin gjë për vendndodhjen e saj.

Xhema nuk kishte shkuar larg, gjendej Luginë të Preshevës dhe pas parashkrimit të lëndës, në shtator të 2015-s ajo u rikthye sërish në Kosovë.

Në këtë qytet për një kohë si nënkryetare e Medvegjës ka shërbyer Leme Xhema pasi partia e themeluar nga Riza Halimi, ku ajo është anëtare, hyri në koalicion me partinë e Aleksandër Vuqiç.

Xhema nuk është pajtuar që të flas për këtë dokumentar.

Leme Xhema në Kosovë njihet më shumë për aferat e saja korruptive dhe ikjen prej drejtësisë pasi u dënua këtu si ish-drejtuese e Postelekomit. Në Medvegjë, pos pozitës në komunë nuk dihet a ka biznese pas vetës, por dihet që jeton në këtë shtëpi luksoze.

Në këto zgjedhje qytetarët e Medvegjës duhet të zgjedhin 25 asamblistë të rinj, e të cilët më pas, do të zgjedhin kryetarin e Komunës.

InDoks në këtë episod do të sjellë rrëfimet e njerëzve që u fshinë edhe nga regjistrat civil. Heshtjen e dy shteteve shqiptare për procesin e zvogëlimit masiv të numrit të shqiptarëve në këtë qytet. Zgjedhjet që i dominon partia e Presidentit Aleksandër Vuçiq. Personazhet e këtij dokumentari flasin pa shmangshëm për një spastrim etnik të shqiptarëve në zemër të Evropës. Në shekullin 21.