“Nerazzurri” po planifikojnë ta kompletojnë sulmin me sulmuesin boshnjak pasi e transferuan ditë më parë belgun Romelu Lukaku
Interi është në kërkim të një sulmuesi tjetër, pasi e transferoi Romelu Lukakun, shkruan Gazeta Express.
Sipas mediave italiane, Edin Dzeko është objektivi kryesor i “Nerazzurri” për ta kompletuar fazën e sulmit.
Sport Mediaset shkruan se sulmuesi boshnjak mund të lëvizë drejt qytetit të Milanos në 24 orët e ardhshme pasi Roma është pajtuar ta shesë atë.
Interi e ka përgatitur një ofertë prej 18 milionë eurosh për sulmuesin 33 vjeçar.
Gjithashtu, raportohet se Mauro Icardi mund të lëvizë në drejtim të Romës si pjesë e kësaj marrëveshjeje.
Sidoqoftë, sulmuesi argjentinas më shumë e preferon transferimin në Juventus.
Largimi i tij nga “Giuseppe Meazza” është i padiskutueshëm dhe vendim i pakthyeshëm.