Fjalë Kyçe

Kjo është thirrja e ambasadorit italian në Beograd për Kosovën

Kjo është thirrja e ambasadorit italian në Beograd për Kosovën

Ambasadori i Italisë në Beograd, Carlo Lo Cascio ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ai po ashtu ka përseritur kërkesën e Bashkimit Evropian për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

“Arritja e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës është thelbësore për stabilitetin e gjithë rajonit dhe është në krye të prioriteteve të Bashkimit Evropian për Ballkanin”, deklaroi Lo Cascio gjatë një interviste me portalin serb “Blic”, transmeton lajmi.net.

“Sa i përket taksës nga Prishtina për mallrat serbe, nuk mund të mos e përsëris që duhet të hiqet. Beogradi për këtë çështje ka mbajtur një qëndrim të përgjegjshëm që ne e vlerësojmë shumë”, shtoi ai.

Lo Cascio e sheh si të nevojshme angazhimin më të madh të palëve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Është me rëndësi, në këtë kuptim, që edhe nga ana serbe të bëhen përpjekje për përmbylljen e dialogut të kryesuar nga BE-ja, e që mund të ketë rol vendimtar në arritjen e një zgjidhjeje me Prishtinën”, theksoi ai.