Fjalë Kyçe

Kjo është vajza bukuroshe e avokatit kosovar

Kjo është vajza bukuroshe e avokatit kosovar

Përveç artisteve të ndryshme të cilat tërheqin vëmendjen e ndjekësve të shumtë në Facebook dhe platforma të tjera, janë edhe vajza të tjera që mahnitin thjesht me bukurinë e tyre. Një rast i tillë është edhe me Adea Kocin, vajza e avokatit të njohur kosovar Arianit Koci.

Adea është parë në shoqërinë e prindërve të saj duke vizituar natyrën e bukur të Kosovës. Ata kanë qëndruar në Bjeshkët e Shalës së Bajgorës në Mitrovicë. Vetë avokati Koci ka nisur një tur për të vizituar siç shprehet ai çdo fshat të Kosovës, kurse destinacion i këtij vikendi ishin Bjeshkët e Shalës.

‘Njihe Kosovën me e dashtë më shumë! Sot e fillova odisejadën kosovare nëpër vendbanimet tona. Lëviza pak prej planit fillestar, se vajza, Adea shprehi dëshirën me ardhë me neve. Natyrisht, qikit nuk ja prishi. U nisëm në drejtim të Shallës së Bajgorës’, ka shkruar ndër të tjera avokati Koci.