Fjalë Kyçe

Kjo ishte kënga të cilën Hamzë Jashari e këndonte në prag të vdekjes

Kjo ishte kënga të cilën Hamzë Jashari e këndonte në prag të vdekjes

Besarta Jashari, vajza e Hamzë Jasharit dhe njëkohësisht e mbijetuara e vetme nga familja Jashari kujton momentet e fundit para se të humbiste familjarët e saj në masakrën e Prekazit. Ajo është shprehur krenare për sakrificën e familjarëve të saj teksa kujton momentet e fundit me babin, Hamzën.

“Nuk e di pse, sa herë që fliste babushi ma qetësonte shpirtin. Ajo ishte hera e fundit që e pash të gjallë, por zërin ia kam dëgjuar deri në rënien e tij – duke kënduar këngën e mëmëdheut:

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenëm vraponi burra se s’ka me prit, të vdesim sot ne, me Besa Besë

pranë flamurit të kuq q’u ngrit” ka rrëfyer Besarta me emicon e krenari të vecantë për të atin.

Poashtu ciceroni i Kompleksit Memorial, Xhevat Imeri, kishte treguar edhe rënien e komandantit Adem Jashari. Ai ka thënë se Ademi është vrarë me këngë.

“Në ahrije dhe shtallë, kanë qenë pozicionet e Adem Jasharit, dhe Osman Gecit nga Llausha daja i tij. Ata erdhën vonë atë natë në orë 12:00 nga fshati Ticë që ka qenë spitali ushtarak. Erdhën në familje dhe gjatë asaj kohë sa po bëheshin luftimet Shabani dhe Osmani janë vrarë në Odë. Në shtëpinë afër Odës është vrarë Hamza, i cili ka qenë i goditur me armatim të rëndë në gjoks. Adem Jashari, sipas Besartës është vrarë përball derës së bodrumit, dhe është vrarë i parafundit në familje. Besarta thotë se lufta shoqërohej me këngë për t’iu dhënë kurajo dhe moral. Ajo thotë se në momentin që është ndal kënga e ka kuptuar që është vrarë Adem Jashari”, ka thënë ai duke treguar se tani ky memorial ka vizitorë të shumtë.