Fjalë Kyçe

Kjo këngën, thyen çdo rekord në Youtube!

Kjo këngën, thyen çdo rekord në Youtube!

Ndër këngëtaret shqiptare që kanë bërë ‘bum’ në skenën muzikore ndërkombëtare, kryeson padyshim ylli Dua Lipa.

Ajo po korrë një sukses të madh në të gjithë botën me muzikën e saj, duke prekur majat e top listave më të rëndësishme nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Dua gjithashtu ka bërë historinë, duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime ‘Grammy’ .

Gjithashtu sa u përket këngëtareve shqiptare, ajo kryeson me këngën e saj ‘New Rules’ duke tejkaluar të gjithë në Youtube, ku numëron 1.981.286.949 klikime në këtë këngë.

Ky projekt i saj ka thyer çdo rekord në kanalin Youtube në krahasim me këngët nga këngëtaret e tjera shqiptare me famë botërore.

Ajo me sukses ka arritur këtë numër 10 shifërorë, e që është gati të kapë 2 miliardëshin.

Kujtojmë që ditëve të sotme, padyshim se edhe kanali Youtube është një matës mjaft i mirë i suksesit të këngëve nga artistët