Këngëtarja Besa Kokëdhima e ka publikuar një foto në Instastory nëpërmjet të cilës ka treguar se natën e ka kaluar në spital, shkruan lajmi.net.
Arsyeja ka qenë sepse ajo nuk ishte edhe aq mirë me shëndetin dhe kjo shkak i një gripi.
“Kalova natën në spital për shkak të komplikimeve të gripit. Tani e di përse duan infermiere shqiptare në Evropë. Ata nuk mund të ma merrnin gjakun pa ma dëmtuar krahun”, ishin fjalët e Besës e cila duket se po mjekohej në një spital jashtë vendit.