Fjalë Kyçe

Kjo pemë 1400 vjeçare në këtë qytet të Kinës ka gjethet e arta

Kjo pemë 1400 vjeçare në këtë qytet të Kinës ka gjethet e arta

Në qytetin Xi, në provincën Shaanxi të Kinës, ekziston një pemë 1.400 vjeçare, e cila ndryshe njihet dhe si ‘fierlis’.

Kjo pemë tashmë është kthyer në një atraksion turistik, me turistë që interesohen çdoherë e më shumë për të, transmeton lajmi.net.

Kjo, pasi gjethet e thara që kanë rënë nga degët e saj, kanë krijuar një “tapet të artë”.

Njerëz nga mbarë Kina, po shkojnë të shohin këtë pemë, që besohet të jetë mbjellë gjatë Dinastisë Tang. Dinastia ka sunduar nga viti 618 deri më 907.