Fjalë Kyçe

Kjo repere seksi shkatërroi lidhjen e çiftit të famshëm të showbizit?

Kjo repere seksi shkatërroi lidhjen e çiftit të famshëm të showbizit?

Para disa ditësh, reperja Cardi B konfirmoi se lidhjes së saj të dashurisë me partnerin Offset i kishte ardhur fundi. Një repere e quajtur Doll Cuban dyshohet se u përpoq të hynte në historinë e tyre dhe solli “shkatërrimin”.

Në një intervistë për TMZ, ajo mohoi lidhjen me Offset duke shtuar se nuk kishte folur kurrë me të.

Doll Cuban tregoi se nuk e dinte që reperi Offset kishte qëllim të kryente marrëdhënie seksuale me të. Madje, kur dëgjoi se ajo bën pjesë në fantazinë e tij seksuale treshe, filloi të frikësohej.

Mediat e huaja raportojnë se Doll Cuban ndikoi në ndarjen e çiftit të famshëm pasi u shfaqën mesazhet seksuale.

Aty reperi Offset i kërkonte Doll dhe mikeshës së saj, Summer Bunni një marrëdhënie treshe.

Cardi B njihet për sherret me femrat që mundohen t’i “gjuajnë” partnerin, por këtë herë nuk ka bërë asnjë veprim. Kur njoftoi për ndarjen, ajo shtoi se vazhdon të jetë një mikeshë e mirë për Offset, i cili është edhe babai i vajzës së saj.