Fjalë Kyçe

Klea Huta tregon kritikat që i bën vjehrra! Mirëpo edhe mamaja e saj ka plot kritika për Elgitin

Klea Huta tregon kritikat që i bën vjehrra! Mirëpo edhe mamaja e saj ka plot kritika për Elgitin

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më simaptike në shtypin rozë shqiptar. Ajo një moderatore dhe këngëtare, ai gjithashut një këngëtar dhe producent i suksesshëm, duket si një kombinim i bërë në yje.

Kjo është dhe arsyeja pse në çdo intervistë publike të tyren, prezantuesit nuk mund të rrinë pa i ngacmuar pak për këtë pjesë personale të jetës së tyre. E ftuar në ditën e sotme në “E Diell”, Klea ka folur për një temë që është një fenomen kudo në botë: marrëdhënia midis nuses dhe vjehrrës.

Çfarë kritike ka vjehrra ndaj saj dhe mamaja e Kleas për Elgitin? – ishte pyetja që iu drejtua Kleas. “Vjehrra më thotë që të bëj më shumë emisione ndërsa mamaja ime i thotë Elgitit të bëjë më shumë këngë”, u përgjigj Klea.

Pak kohë më parë Klea tregoi se vjehrrës së saj nuk i pëlqen as ta thërrasë “vjehrra” sepse marrëdhënia e tyre është si shoqe. “Zonja Tana është një zonjë e mrekullueshme dhe unë jam me fat që e kam. Jam me fat, sepse lindi njeriun e jetës sime. Jam shumë e bekuar që e kam, sepse më këshillon, më tërheq vërejtje… Kemi një marrëdhënie shumë të mirë”, ka treguar Klea.