Jurgen Klopp mendon se Xherdan Shaqiri do të ketë mundësinë një ditë të luajë në të njëjtin pozicion si ish-ylli i tyre, Philippe Coutinho.
Shqiptari ishte një lëvizje e merkatos së verës drejt kryesuesve të Premier League, u prit me skepticizëm por tani po shënon dhe është i rregullt në ekipin e gjermanit.
Liverpool shiti Coutinhon te Barcelona një vit më parë për 142 milionë paund dhe blen Shaqirin për vetëm 13 milionë paund.
Shaqiri është përgëzuar për mbulimin e mungesës së Coutinho-s, por trajneri insiston se 27 vjeçari nuk është ende gati për të marrë pozicionin e brazilianit në ekip.
“Ne duhet të gjejmë një pozicion për Shaqirin”, ka thënë Klopp për Sky Sports, transmeton telesporti.
“Ai është i mirë, ne provuam 4-3-3, por ai nuk mund të luajë aty ende si ‘play maker’. Nuk duam të sforcojmë një lojtar në një pozicion, duam të tregojmë pikat e tij të forta, jo ta vendosim aty ku nuk është mirë.”
“Ai mund ta bëjë këtë pasi po përmirësohet çdo ditë e më shumë, ai mund të luajë si Phil (Coutinho) në vitin e fundit kur ishte këtu.”