Fjalë Kyçe

Klubi i madh italian këmbëngul për Modriqin, gati super-oferta

Klubi i madh italian këmbëngul për Modriqin, gati super-oferta

Klubi italian, Inter nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq.

Fituesi i “Topit të Artë” prej kohësh është cak i skuadrës “Nerazure”.

Interi sipas medieve italiane, tashmë ka bërë gati super-ofertën për mesfushorin kroat.

Ndonëse akoma nuk dihet saktë çmimi i ofertës, megjithatë, mësohet se internistët do t’i ofrojnë Real Madridi një ofertë joshëse për reprezentuesin e Kroacisë.

Interi mësohet se shumë shpejt do ta dërgojë ofertën tek “Los Blancos” për transferimin e mundshëm te Modriqit.