Fjalë Kyçe

KMDLNJ: Të pezullohet çdo grevë për aq kohë sa zgjatë pezullimi i ligjit për paga

KMDLNJ: Të pezullohet çdo grevë për aq kohë sa zgjatë pezullimi i ligjit për paga

Këshilli për  mbrojtjen e të drejtave e të lirive të njeriut (KMDLNJ), ka reaguar për grevat që janë duke u mbajtur në institucionet arsimore dhe shëndetësore të Kosovës.

Nga KMLDNJ thonë se e pranojnë veprimin sindikalist deri në atë masë që nuk e rrezikon palën tjetër përkatësisht nëse shkaktohet dëm i madh dhe i përgjithshëm , rrezikohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve sikur kur rrezikohet edhe siguria personale dhe e përgjithshme e qytetarëve.

“Greva e përgjithshme e paralajmëruar e këtyre tri organizatave sindikale, nëse realizohet siç po deklarohet përbëjnë këto tri komponente të shënuara më laartë prandaj , sipas KMDLNj –së e tejkalojnë veprimin e lejuar sindikalist” .

“KMDLNj thërret sindikatat të reflektojnë dhe të respektojnë masën e Gjykatës Kushtetuse sepse nuk ka zgjidhje tjetër deri në vendim final. Pas kësaj mase askush nuk do të pranojë të lëshojë paga me rritje në bazë të një Ligji për paga e që përkohësisht është pezulluar. Ndryshe do të përgjigjeshin për shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ.