Fjalë Kyçe

Koalicioni PANA vazhdon takimin

Koalicioni PANA vazhdon takimin

Po vazhdon takimi mes katër partnerëve të koalicionin qeverisës, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit, Fatmir Limajt e Behgjet Pacolli.

Në zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj janë mbledhur liderët e koalicionit PDK-AAK-NISMA-AKR.

Takimi ka filluar para dy orësh, ndërsa po vazhdon edhe më tutje.

Partnerët qeveritarë u mblodhën pas zhvillimeve të fundit që kanë rezultuar me përqarje mes tyre.

Kryeministri Haradinaj po qëndron prapa vendimit të vënies së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Edhe pas thirrjeve publike të bëra nga ndërkombëtarët e veçmas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Haradinaj ka refuzuar ta heq taksën, pa e njohur Serbia shtetin e Kosovës.

Ndërkaq, kryeparlamentari Kadri Veseli i ka kërkuar partnerit të tij, shefit të Qeverisë, që ta pezullojë taksën për 120 ditë, edhe pse në dhjetor kërkonte që të mos ketë kthim prapa nga vendimi.