‘Kobra i Prizrenit’: Gjysmën e jetës gati e kalova në burgje, veç Zotit i tutna
Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra” ka qenë i ftuar në emisionin “n’Kosovë Show”. Aty ai ka folur për jetën e tij private. Thotë se ka jetuar jetë të vështirë.
“Gjysmën e jetës gati e kalova në burgje”, thotë ai.
Të rinjve u ka kërkuar që të mos e ndjekin shembullin e tij.
“Rinisë nuk u propozojë jetën si timen, është e vështirë, shkollohuni”, porositë ai.
Hoxha ka treguar se pasurinë që ai ka i vjen nga familja që ai ka jashtë Kosovës.