Fjalë Kyçe

Koci: Aktualisht mbi 55% e punëtorëve janë liruar nga puna, gradualisht po bëhet tërheqja e trupave nga Bondsteel

Koci: Aktualisht mbi 55% e punëtorëve janë liruar nga puna, gradualisht po bëhet tërheqja e trupave nga Bondsteel

Avokati Arianit Koci ka deklaruar se kampi Bondsteel, selia operacionale e KFOR-it ka filluar që të bëjë tërheqjen e trupave të saj.

Ai theksoi se tani për tani mbi 55 për qind e punëtorëve lokal janë liruar nga puna, e shumë zyre janë mbyllur.

Koci tha se tërheqja do të vazhdojë deri në vitin tjetër, por që padyshim se nuk tërhiqet e gjithë ushtria amerikane.

Avokati Koci gjithashtu tha se i gjithë sistemi i kampit Bondsteel në Kosovë i ka shpenzuar rreth 2 miliardë dollarë në vit, e shumë prej këtyre të hollave kanë mbetur në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kampi Bondsteel, selia operacionale e KFOR-it e udhëhequr nga ushtria e SHBA, ka filluar gradualisht ta bëjë tërheqjën e trupave të saja.

Aktualisht, mbi 55 % të punëtorëve lokal, janë liruar nga puna. Shumë zyre janë mbyllur.

Tërheqja do të vazhdoj deri në vitin tjetër, ku edhe do të mbesin vetëm disa njësi.

Të kuptohemi: nuk tërhiqet krejtësisht ushtria amerikane.

Mbesin disa njësi në veri dhe brenda në Kosovë.

Jemi të sigurt në aspektin e sigurisë!

Por, krejt sistemi i kampit Bondsteel, i ka shpenzuar dikund mbi 2 miliard dollarë në vit.

Një pjesë e madhe e atyre të hollave, kanë mbetë në Kosovë.

Sidoqoftë, populli amerikan e ka bërë të pamundurën për neve.

Prandaj, jemi përjetësisht falënderues.

Falëmnderit Amerikë!./