Fjalë Kyçe

Kocijanciq: Mogherini ndërmjetësuesja e vetme e dialogut

Kocijanciq: Mogherini ndërmjetësuesja e vetme e dialogut

Pas lajmeve se Gjermania dhe Franca mund të përfshihen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar zyrtarja e BE-së.

Federicka Mogherini vazhdon të mbetet ndërmjetësuesja e vetme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kështu tha për mediumin serb “Novosti”, Maja Kocijanciq, zëdhënësja e Përfaqësuese së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, transmeton lajmi.net.

Maja Kocijanciq ka thënë se mirëpret çdo përfshirje në mbështetje të dialogut që lehtëson BE-në.
Zëdhënësja e Mogerinit thekson se e para e diplomacisë evropiane është duke bërë misionin e vet.

“Kontaktet tona po vazhdojnë. Për shembull, Përfaqësuesja e Lartë do të marrë pjesë në takimin e liderëve në kuadër të Brdo-Brioni në Tiranë më 8 dhe 9 maj. Ajo është e gatshme ta hap përsëri dialogun. Ajo është gjithashtu e qartë se qeveria e Kosovës duhet të shfuqizojë tarifat për të mundësuar rifillimin e shpejtë të dialogut”, ka thënë Kocijanciq.

Duke iu referuar samitit të mbajtur në Berlin, Kocijanciq theksoi se ky takim ka ofruar një mundësi për një shkëmbim jozyrtar të pikëpamjeve që kishte qenë hapura.

“Takimi në Berlin dha një sinjal të rëndësishëm për përfshirjen e dy shteteve anëtare, Gjermanisë dhe Francës, së bashku me të tjerët, për të vazhduar dhe më shumë përkushtim, të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë tutje Kocijanciq.