Fjalë Kyçe

KOK takoi komunat, u diskutua për bashkëpunim afatgjatë

KOK takoi komunat, u diskutua për bashkëpunim afatgjatë

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni, kanë pritur drejtorët dhe zyrtarët e sportit në komunat e Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i Ditës Olimpike 2019, e cila u organizua për herë të parë në 25 komuna, si dhe aktivitetet tjera të përbashkëta që do të organizohen gjatë këtij viti dhe vitin e ardhshëm.
Në shenjë falënderimi për bashkëorganizimin e Ditës Olimpike 2019, KOK shtroi drekë për të pranishmit, si dhe ndau mirënjohje.

Palët bashkëbiseduan edhe për organizimin e Panairit të Sportit 2019, që pritet të mbahen në shtator të këtij viti, pastaj Festivali Sportiv për Parafillorët 2020, Dita Olimpike 2020, si dhe kurset për administratorë të sportit, të cilat KOK-u pritet t’i organizojë prej vitit të ardhshëm nëpër komuna.

Përfaqësuesit e komunave u shprehën të gatshme për të vazhduar bashkëpunimin me KOK-un edhe për aktivitetet e ardhshme, duke e konsideruar shumë të suksesshme organizimin e Ditës Olimpike 2019, në të cilën morën pjesë rreth 15 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës. /Gazeta Alo