Fjalë Kyçe

Kolegu i Beqajt tregon biseden e fundit me të

Kolegu i Beqajt tregon biseden e fundit me të

Sot ka vdekur profesori universitar, autori e analisti politik, Belul Beqaj.

Kolegu i tij, Ferid Selimi ka treguar komunikimin e fundit që ka pasur me tashmë të ndjerin Beqaj.

Ai tregoi se Beqaj i kishte kërkuar atij që t’ia menaxhonte provimin e lëndës për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Me pikëllim të thellë mora kumtin për ikjen në amshim të prof. Belul Beqaj. Mbrëmë komunikuam bashkë me të shkruar në viber e me email. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më shkroi e më luti që ta menaxhoja provimin e lëndës së tij… Ngushëllime familjes Beluli e ngushëllime komunitetit arsimor e shkencor të Kosovës”, ka thënën Selimi.