Fjalë Kyçe

Kololli i nervozuar me zëvendësimin, thyen me grushte bankën rezervë

Kololli i nervozuar me zëvendësimin, thyen me grushte bankën rezervë

Benjamin Kololli është në probleme të mëdha.

Benjamin Kololli e ka futur veten në probleme serioze te Zurichu, pas një veprimi të shëmtuar që ka bërë.

Mbrojtësi kosovar ishte zëvendësuar në minutën e 64-të nga trajneri i skuadrës zvicerane, e që ajo gjë nuk i ka pëlqyer, përcjell “lajmi.net”.

Kololli gjatë momentit të zëvendësimit e ka goditur bankën rezervë, duke e thyer atë.

Zurichu baraoi pa gola ndaj Lugano, ndërsa trajneri Magnin, ka thënë se e pret një dënim i rëndë.

Kur isha futbollistë isha edhe unë si Kololli”, thotë fillimisht Magnin.

“Veprimi i tij do të ketë pasoja. Do të ketë një ndëshkim me të, por fillimisht duhet të flasim”, shtoi më tej ai.