Fjalë Kyçe

Kolona 60 kilometërshe ruse e kërcënon Kievin, intensifikohen granatimet

Kolona 60 kilometërshe ruse e kërcënon Kievin, intensifikohen granatimet

Një kolonë mbi 60 kilometra e gjatë me tanke dhe automjete të tjera ruse po e kërcënon kryeqytetin e Ukrainës të martën, ditën e gjashtë të luftës. Por edhe pse Rusia i ka intensifikuar bombardimet e qytetit të dytë më të madh të vendit, Kremlini e ka gjetur veten gjithnjë e më të izoluar nga sanksionet e ashpra ekonomike që kanë bërë që monedha e tij, rubla, të shënojë rënie të madhePas një sesioni të parë pesë-orësh të bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë që nuk i dhanë fund luftimeve, të dyja palët ranë dakord për një takim tjetër në ditët në vijim. Presidenti i Ukrainës, megjithatë, tha se ai besonte se granatimet e shtuara ishin bërë për ta detyruar atë të bëjë lëshime.“Unë besoj se Rusia po përpiqet të ushtrojë presion (në Ukrainë) me këtë metodë të thjeshtë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të hënën vonë në një video-fjalim. Ai nuk ofroi detaje të bisedimeve që u zhvilluan të hënën, por tha se Kievi nuk ishte i përgatitur të bënte lëshime “kur njëra palë godet tjetrën me artileri raketore”.Gjashtë ditë pas sulmit, lëvizjet e ushtrisë ruse janë bllokuar nga rezistenca e ashpër në terren dhe një paaftësi befasuese për të dominuar hapësirën ajrore. Ndërkohë, shumë civilë ukrainasë kaluan një natë tjetër të grumbulluar në strehimore, bodrume apo korridore./AP